Lidhje

Katalonjë, protestë kundër ndalimit të zyrtarëve katalanas


Sot në rajonin spanjoll të Katalonjës protestues pro pavarësisë bllokuan autostradat kryesore, rrugët dhe linjat hekurudhore, si pjesë e një greve të përgjithshme në shenjë proteste për ndalimin e zyrtarëve të shkarkuar katalanas dhe aktivistëve separatistë.

Sipas shërbimit tranzit katalanas, bllokadat shkaktuan ndërprerje në më shumë se 60 segmente hekurudhore dhe në autostrada si dhe rrugët që çojnë drejt kryeqytetin rajonal të Barcelonës.

Dhjetra linja hekurudhore ndërprenë shërbimin, përfshirë linjat e shpejtësisë së lartë.

Dy sindikatat kryesore të Spanjës nuk e mbështetën grevën, që duket se nuk pati ndonjë ndikim të madh tek aktiviteti i bizneseve dhe industrisë në rritje të turizmit të kësaj zone.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG