Qeveria spanjolle thotë se të dielën nuk do të ketë votim për pavarësisë e Katalonjës edhe pse qeveria rajonale vazhdon përgatitjet për referendumin.
Ministri spanjoll i kulturës Inigo Mendez de Vigo tha të premten se votimi për pavarësi shkel ligjin spanjoll dhe se qeveria nuk do të pranojë rezultatin e referendumit.
"Ne jemi të hapur për dialog brenda kornizës ligjore. Askush nuk mund të na kërkojë të përfshihemi në dialog jashtë kornizës së ligjit. Është e pamundur”, tha ai.
Autoritetet e Katalonjës thonë se do të shpallin pavarësinë nga Spanja brenda 48 orëve nga votimi, nëse banorët atje zgjedhin shkëputjen. Qeveria spanjolle është kundër referendumit dhe ka udhëzuar policinë të konfiskojë të gjitha materialet për përgatitjen e tij si dhe të parandalojë përdorimin e ndërtesave publike si vendvotime.
Të premten, fermerët e Katalonjës nganë traktorë nëpër rrugët e Barcelonës, duke valëvitur flamuj e banderola pro pavarësisë. Të gjithë traktorët u ndalën tek ndërtesa e qeverisë rajonale.
Facebook Forum