Lidhje

Çeku: Çështja e kufirit të Kosovës nuk mund të negociohet


Çeku: Çështja e kufirit të Kosovës nuk mund të negociohet
Çeku: Çështja e kufirit të Kosovës nuk mund të negociohet

Agim Çeku, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës i tha Zërit të Amerikës se veriu i Kosovës nuk mund të ndahet. Zoti Çeku tha se ajo që bëri qeveria kur mori në kontroll dy pikat doganore në veri nuk ishte një çështje politike por ishte çështje e sigurisë. Ai tha se qeveria e Kosovës demonstroi se ky nuk ishte një aksion kundër popullsisë serbe në veri sepse ajo ofroi ndihmë humanitare për banorët nëse kjo do të ishte e nevojshme. Zoti Çeku tha se qeveria e tij është për zgjidhjen e problemeve me dialog por çështja e kufirit nuk mund të negociohet. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të vendosë kontrollin e saj në të gjithë vendin, tha ministri. Zoti Çeku tha se problemi i veriut të Kosovës mund të zgjidhet duke i bërë trysni Beogradit të ndalë financimin dhe nxitjen e popullsisë me përkatësi etnike serbe që jeton atje.

XS
SM
MD
LG