Lidhje

SHBA, BQ nuk do ta ndryshojë normën e interesit


Drejtuesit e bankës qendrore amerikane thonë se tani për tani do ta mbajnë të pandryshuar normën bazë të interesit, në një interval midis 1 dhe 1.25 për qind.

Në një raport të publikuar të mërkurën, zyrtarët e Rezervës Federale thanë se ekonomia më e madhe në botë po rritet me një ritëm "të moderuar", tregu i punës po përmirësohet, por inflacioni mbetet disi i ulët.

Zyrtarët e Rezervës Federale i ulën normat afatshkurtra të interesit deri në gati zero gjatë krizës financiare për të nxitur investimet dhe rritjen. Ata thonë se ekonomia që po rimëkëmbet nuk ka nevojë për aq shumë ndihmë, prandaj ata kanë rritur gradualisht normat e interesit dhe pritet t’i rrisin më tej ato në të ardhmen.

Lejimi i normave të interesit shumë të ulta për një kohë tepër të gjatë, rrezikon të shkaktojë inflacion, që mund të dëmtojë ekonominë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG