Lidhje

Ceremonia e çmimeve Oscar dhe bizhuteritë e yjeve të kinemasë


Ceremonia e çmimeve Oscar dhe bizhuteritë e yjeve të kinemasë
Ceremonia e çmimeve Oscar dhe bizhuteritë e yjeve të kinemasë

Përgatitjet për ceremoninë e çmimeve Oscar që do të zhvillohet në 26 shkurt, kanë nisur e bashkë me to edhe preokupimi i yjeve të kinemasë se cilat do të jenë bizhuteritë që duhet të përdorin në mbrëmjen e madhe.

Veshjet mund të jenë përzgjedhur tashmë por vëmendja është përqëndruar se cilët do të jenë bizhuteritë shoqëruese të veshjes dhe paraqitjes së aktoreve pjesmarrëse në çmimet Oscar. Ish redaktorja e revistës Marie Claire, Maria Davaris thotë se diamantët janë një gjetje që i qëndron çdo kohe, prirje apo stili të modës.

Ndërsa Martin Katz, një dizenjues bizhuterish thotë se prirja e këti viti do të jenë gurët e çmuar me ngjyra.

“Pavarësisht vezullimit të ceremonisë së çmimeve Oscar, i cili kërkon veshje madhështore dhe diamant, mendoj se kët vit do të kemi larmi ngjyrash”.

Sipas tij gurët e çmuar nuk janë vetëm për aktoret . Edhe aktorët kanë kërkesat e tyre për kapset e mëngëve të këmishave apo bizhuteritë zbukuruese për kollaret që përdorin në kostumet e veshura në mbrëmjen e ceremonisë. Gjithçka pritet të shihet në mbrëmjen e madhe të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar që do të zhvillohet këtë të dielë në teartrin Kodak të Hollivudit.

XS
SM
MD
LG