Nënpresidenti i Venezuelës tha se presidenti Hugo Chavez po lufton për jetën e tij ndërsa po i nënshtrohet kimioterapisë në një spital ushtarak në Karakas.
Nicolas Maduro zbuloi për herë të parë dje se presidenti ka filluar trajtimin pas katër operacioneve në dhjetor në Kubë.
Madurotha se trajtimi është i rëndë, por shtoi se zoti Chavez është më i fuqishëm sesa mjekimet. Ai tha se presidenti është në “gjendje të mirë”.
Politikanët e opozitës e kanë akuzuar qeverinë se po gënjen rreth gjendjes shëndetësore të presidentit Chavez.
Zyrtarët kanë hedhur poshtë thashethemet se presidenti mund të ketë vdekur.