Lidhje

Shkarkohet papritur shefi i personelit i Kremlinit


Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar një shef të ri personeli pasi Sergei Ivanov, një aleat i fuqishëm i tij, u shkarkua papritur sot.

Ndryshimi është më i rëndësishmi brenda Kremlinit prej disa vjetësh.

Arsyet për shkarkimin e Ivanovit janë të paqarta, por media shtetërore njofton se zoti Putin kishte thënë në një takim me Ivanovin dhe personin që do ta zëvendësojë atë, Anton Vaino, se vendimi ishte i përbashkët

"Më kujtohet që më kishe kërkuar që të mos të të mbaja në këtë detyrë për më shumë se katër vjet, tha zoti Putin. Prandaj e kuptoj dëshirën për të zgjedhur një lloj tjetër pune”.

Ivanov do të vazhdojë të punojë si i dërguar i posaçëm për transportin dhe ambjentin, një ulje e thellë për një person që dikur konsiderohej një nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi.

Ivanov, që ka shërbyer me Putinin në KGB dhe ishte ministër i mbrojtjes së Rusisë për gjashtë vjet para se të caktohej shef i Personelit i Kremlinit në vitin 2011, disa muaj para rizgjedhjes së Putinit në vitin 2012.

Personi që po e zëvendëson atë, Vaino, ishte një diplomat rus para se të bëhej zëvendësi i tij në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG