Lidhje

Kili, një zjarr i madh vret të paktën 11 njerëz


Zyrtarët kilianë thonë se një zjarr i madh ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe ka shkatërruar 500 shtëpi në qytetin port të Valparaisos. Më shumë se 10 mijë njerëz janë evakuuar, duke përfshirë më shumë se 200 të burgosura. Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët, të cilat ushqehen nga erërat e bregdetit të Paqësorit. Puna e zjarrfikësve pengohet edhe nga terreni i qytetit, i cili është i rrethuar nga kodra të larta, ku jetojnë shumica e banorëve. Presidentja e Kilit, Michele Bachelet, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka nxjerrë forcat e armatosura në rrugët e qytetit për të ruajtur rendin dhe për të mos lejuar grabitjet. Zjarri nisi dje dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Valparaiso është 120 kilometra në veri të kryeqytetit të Kilit, Santiago.
XS
SM
MD
LG