Lidhje

Pekini anulon bisedimet tregtare me Uashingtonin


Pekini i anuloi bisedimet tregtare me Uashingtonin, pas vendosjes së tarifave të reja amerikane ndaj mallrave kineze.

Gazeta "The Wall Street Journal" njoftoi se Kina kishte planifikuar që javën e ardhshme të çonte për bisedime në Uashington zëvendëskryeministrin Liu, por tani e ka anuluar vizitën, si dhe një tjetër delegacion të nivelit të zyrtarëve që do t’i paraprinte vizitës së zyrtarit të lartë.

Të premten, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte optimist se do të gjendej një marrëveshje në bisedimet e tregtisë me Kinën.

Ai u tha gazetarëve se Kina duhet të vijë në tryesën e bisedimeve e përgatitur, që të shënohet përparim në mosmarrëveshjen tregtare mes të dy vendeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG