Lidhje

Kina kundërshton presionin e Uashingtonit për tregëtinë


Kina i bëri thirrje të mërkurën Presidentit Donald Trump që të dëgjojë vendet në zhvillim dhe të shprehet kundër presionit pasi udhëheqësi amerikan kritikoi Pekinin në Kombet e Bashkuara mbi çështje tregëtare.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Geng Shuang i bëri thirrje Presidentit Trump për gjetjen e “një rruge të mesme” për mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

Dy qeveritë janë ngërthyer në një luftë tarifash që është përshkallëzuar lidhur me pretendimet e Uashingtonit mbi sufiçitin tregtar të Kinës si dhe për presion ndaj kompanive amerikane për të dorëzuar të dhëna mbi teknologjinë. Mosmarrëveshjet kërcënojnë të fusin ekonominë botërore në recesion.

Të martën zoti Trump u ankua se Organizata Botërore e Tregëtisë po i jep Kinës në mënyrë të papërshtatshme trajtim preferencial. Ai i referohej ankesave se Kina po abuzon me kufirin e dhënë vendeve në zhvillim për të subvencionuar eksportet apo vonesat në hapjen e tregjeve.

Negociatorët amerikanë dhe kinezë pritet të takohen në tetor për raundin e 13-të bisedimeve që synojnë t'i japin fund luftës tregtare. Deri tani nuk ka patur asnjë shenjë përparimi që nga koha kur bisedimet u bllokuan në muajin maj.

Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin zhvillimin e Kinës me një qëndrim të hapur, gjithëpërfshirës dhe ku të gjitha palët të jenë fituese”, tha zoti Geng.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG