Lidhje

Familjet e udhëheqësve të lartë kinezë, fshehin pasuritë


Sipas një hetimi të zhvilluar nga një organizatë gazetarësh me bazë në Shtetet e Bashkuara thuhet se të afërm të udhëheqësve të lartë kinezë, përfshirë Presidentin Xi Jinping, kanë ngritur kompani jashtë vendit, me synimin për të fshehur pasurinë e madhe që disponojnë.

Raporti u publikua sot nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hetues dhe bazohet tek informacione nga 2,5 milionë dokumente sekrete të zbuluara, që tregojnë indentitetin e pronarëve të bizneseve dhe kompanive jashtë vendit.

Mes personave të përmendur në raport janë kunati i Presidentit Xi dhe djali i ish-kryeministrit Wen Jiabao. Po ashtu në raport përmenden për pasuri jashtë vendit të afërm të ish-presidentit Ten Hsiao Pin.

Gazeta The New York Times dhe televizioni Bloomberg publikuan në vitin 2012 reporte, ku thuhej se familjet e zotit Xi dhe Wen kanë grumbulluar pasuri të mëdha. Si përgjigje, Pekini bllokoi faqet në internet të këtyre organeve mediatike në Kinë.

Sot autoritetet kineze, po ashtu bllokuan për publikun kinez faqen në internet të grupit Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hetues. Nuk ka pa patur ndonjë koment zyrtar nga Kina lidhur me raportin.
XS
SM
MD
LG