Lidhje

Krijimtaria muzikore e trombistit Chris Botti


Trombisti Chris Botti është i njohur për gërshtimin e melodive pop dhe xhaz dhe madje ai ka fituar një reputacion të qëndrueshëm si një muzikant i mirë i muzikës klasike. Në vazhdim ju njohim me albumin e tij të kohëve të fundit me balada, ku ai interpreton krahas me disa talente muzikore të nivelit të lartë.

Chris Botti është një muzikant bujar. Lista e muzikantëve të ftuar prej tij është bërë legjendare dhe regjistrimi i tij më i fundit, “Impressions”, nuk bën përjashtim. Në albumin e tij “Over the rainbow”, ai ka një duet të bukur me kitarristin Leonardo Amuedo, si dhe me këngëtarin e muzikës country Vince Gill, në intrepretimin e këngës “Losing you”.

Çuditërisht, instrumenti i parë i Krisit nuk ishte trumpeta. Ai lindi dhe u rrit në Portland të Oregonit dhe fillimisht mësoi t’i bjerë pianos nga nëna e tij, që jepte mësime pianoje, kryesisht për vepra klasike. Më vonë, ai mësoi t’i bjerë trumpetës dhe pasi intrepretoi muzikë xhaz në disa klube në rrethinat e Portlandit, Chris mori dy grante nga Fondacioni Kombëtar i Arteve, që e lejoi atë të studionte krahas veteranëve të xhazit Woody Shaw dhe George Coleman. Pasi u vendos në qytetin e New Yorkut, ai u bë njohur përmes një numri albumesh me muzikë instrumentale. Ai u bë i njohur edhe si solist, psh në interpretimin që po dëgjoni tani të muzikës “Summertime” të kompozitorëve George dhe Ira Gershwin.

Pas regjistrimit “Impressions”, Chris Botti dhe David Foster bashkëpunuan edhe për regjistrimin e muzikës “Summertime”.
Chris dhe grupi i tij prej 7 instrumentistësh e kalojnë pjesën më të madhe të vitit në turne. Ai ka tashmë është i angazhuar me koncerte deri në mesin e korrikut të vitit 2013. Mes bashkëpunëtorëve të tjerë të Chris Bottit janë Andrea Bocelli, Mark Knopfler, violinistja Caroline Campbell dhe muzikanti i xhazit Herbie Hancock, me të cilin ai ka bashkëpunuar për interpretimin e pjesës“Tango Suite”.
XS
SM
MD
LG