Për hispanikët, festimi nëntë ditor i Las Posadas është një rikrijim i përpjekjes së Jozefit dhe Maries për të gjetur një banesë për t’u përgatitur për lindjen e fëmijës së tyre, Jezusit.
Njerëz të veshur me kostume karakteristike marrin pjesë në një ecje gjatë natës përgjatë rrugës Olvera Street, qendra hispanike e qytetit. Arturo Najera erdhi në lagjen historike me familjen e tij.
"Duhet të jemi të gëzuar duke festuar në çfarëdo mënyrë që mundemi. Kjo është një ngjarje shumë e madhe për ne hispanikët, sidomos ata të fesë katolike."
Maria Berumen erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Kuba si fëmijë, por kjo është hera parë që e ndjek këtë aktivitet.
"Unë kam dashur të vij këtu për vite me radhë. Dhe këtë herë mora vesh për këtë ngjarje nga Facebook-u."
Edhe në Kishën e Krishterë filipinase po përgatiten për festimin e Krishtlindjeve. Emigrantja nga Filipinet, Helen Culp thotë se kjo është një kohë për të festuar me familjen.
"Mendoj se Filipinet janë vendi i botës ku festohet më shumë gjatë Krishtlindjeve."
Ely Obillo thotë se ylli, që lidhet me njoftimin e lindjes së Jezusit, është simbol i dashur i festave në Filipine dhe në Los Anxhelos.
"Ndërtohet me dru bambu-ja ose një kornizë druri dhe mbulohet çdo vit . Shumicën e kohës mbulohet me celofan me ngjyra."
Ndërkohë që kishat në lagjet historike të komunitetit filipias dhe atij korean paraqesin zbukurimet e tyre për festën e Krishtlindjeve, Ati John Bakas i Katedrales Ortodokse greke Shën Sofia gjithashtu përgatitet për festimin e festave, që në kishën e tij shtrihen nga Krishtlindjet deri në Festën e Ujit të Bekuar, më 6 janar.
Ai u kujton besimtarëve se kjo është një festë shpirtërore.
"Sepse ndërkohë që ne festojmë lindjen e Krishtit në këtë vend të largët 2 mijë vjet më parë, çelësi për ne të krishterët ortodoksë ështëqë ta kemi Krishti e lindur në grazhdin e zemrave tona."
Për të krishterët e të gjitha përkatësive etnike, Krishtlindjet janë një kohë kur shprehet miqësia dhe ndjenja e komunitetit.