Të krishterët në mbarë botën festojnë Krishtlindjet me këngë, duke shkëmbyer dhurata si dhe duke organizuar dreka dhe darka me familjen dhe miqtë. Por periudha e Krishtlindjeve mund të jetë e vështirë për ata që gjenden larg familjeve të tyre në fund të vitit. Në Hjuston, të shtetit të Teksasit, disa të krishterë po sjellin atmosferën e festës tek detarët e huaj të të gjitha besimeve.
Dhjetëra njerëz të kishave të zonës së Hjustonit mblidhen në portin e qytetit, duke kënduar këngë të Krishtlindjeve për punëtorët në bordet e anijeve.
Ka raste që ata marrin përgjigje.
Gjatë natës, anëtarët e ekuipazhit që qëndrojnë jashtë janë të paktë, por ata shpesh mund t’i dëgjojnë këngët edhe ndërsa punojnë brenda anijeve.
Organizatori kryesor i këtij programi është priftin protestant Ben Stewart.
"Ne ofrojmë fjalët dhe veten tonë si një dhuratë paqeje për botën, si një dhuratë dashurie dhe si një dhuratë pranimi."
Disa nga detarët erdhën më pas në Qendrën e Detarëve Ndërkombëtare të Hjustonit për të marrë pjesë në një festë. Shumica e marinarëve këtu janë nga Filipinet, Rusia dhe Ukraina. Vladimirit, një ukrainas, i pëlqyen ushqimet e servirura.
Shërbimet fetare në kishë disa herë kanë tërhequr edhe jo të krishterë. Kleriku prezbiterian David Wells kujton vizitën e disa budistëve nga Tajlanda.
"Ata erdhën në meshë dhe morën kungimin, edhe pse ishin budistë. Por ata e bënë këtë sepse ndjenë një lloj lidhjeje me njerëzit që ishin këtu dhe kjo është ajo që ata duan. Pra, të ndihen të lidhur me njerëz të tjerë."
Por shumë marinarë që qëndrojnë këtu shkurtimisht nuk kanë mundësi të shkojnë në Qendrën e Detarëve. Për këtë arsye, David Wells dhe klerikë të tjerë çojnë në anijet e tyre sende të dhuruara.
Këta marinarë nga Filipinet të anijes Pelicana po vënë mënjanë dhurata për t’i përdorur gjatë një feste që do të zhvillojnë në bordin e anijes në prag të Krishtlindjeve, kur ata do të jenë në mes të oqeanit.
"Nuk jemi plotësisht të sigurt për motin, kështu që lutemi që Zoti të na japë mot të mirë, kur të jemi në mes të Atlantikut."
Zoti Gascon thotë se ai dhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit ndiejnë mall për familjet gjatë kohës së pushimeve, por ai thotë se ata e bëjnë këtë punë për të mbështetur familjet e tyre.
Prifti Wells sjell dhurata edhe për detarët jo të krishterë, si anëtarët myslimanë të ekuipazhit të kësaj anijeje turke.
Ata nuk kanë viza që t’u lejojnë të zbresin nga anija dhe oficeri i dytë, Hasan, i shpreh mirënjohje priftit Wells për dhuratat.
"Shpresoj që së shpejti ndoshta unë mund t'ju vizitoj sërish, duke sjellë nga Stambolli diçka për t’ua dhuruar juve."
"Herën tjetër ne shpresojmë që ju keni viza dhe të mund të lëvizni lirisht."
David Wells dhe klerikë të tjerë të qyteteve amerikane me porte po i bëjnë thirrje Kongresit të miratojë një ligj që e bën më të lehtë për marinarët ndërkombëtarë zbritjen në breg për periudha të shkurtra kohore, në mënyrë që ata të ndërpresin për pak kohë jetën në bord dhe të kenë mundësi të shijojnë mikpritjen që u ofrohet në vende si Qendra Ndërkombëtare e Detarëve në Houston.