Kandidati i Presidentit Barak Obama për postin e drejtorit të CIAs tha se sulmet me avionë pa pilot kanë qënë legjitime dhe në përputhje me ligjet federale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman, thotë se Komisioni i Senatit për Zbulimit mori në pyetje këshilltarin e kundër terrorizmit, Xhon Brenën disa ditë pas daljes së një memorandumi me justifikime ligjore për sulmet me avionë pa pilot kundër shtetasve amerikanë jashtë vendit, të dyshuar për veprimtari terroriste.
Avionët amerikanë pa pilot kanë vrarë disa të dyshuar si terroristë në vende të tjera. Por në miratimin e sulmeve kundër shtetasve amerikanë, Senatori demokrat Ron Wyden tha se është i shqetësuar se Presidenti Obama është duke vepruar njëkohësisht si gjykatës, juri dhe ekzekutor.
“Është idea për t’i dhënë presidentit pushtet të pakufizuar për të vrarë amerikanët pa kaluar nëpër sistemin e kontrollit dhe balancës që më shpetëson së tepërmi. Çdo amerikan ka të drejtën të dijë kur qeveria e tyre beson se është e lejuar t’i vrasë ata”.
Në dëshminë e tij në seancën e konfirmimit, kandidati i Presidentit Obama për postin e drejtorit të CIA-s, Xhon Brenën mbrojti programin e sulmeve me avionë pa pilot.
“Ne ndërmarrim veprime të tilla vetëm si masë të fundit për të shpëtuar jetën e njerëzve kur nuk ka alternativë tjetër për veprime që do të neutralizonin kërcënimin”.
Debati u ndërpre nga protestuesit që dënonin vdekjet e kalimtarëve të pafajshëm të rastit gjatë sulmeve të avionëve pa pilot. Brenën tha se publiku amerikan është keqinformuar për programin e këtyre lloj sulmeve dhe shtoi se CIA preferon t’i kapë terroristët.
“Nuk kam qënë kurrë i mendimit se është më mirë të vritet një terrorist se sa të arrestohet. Ne duam të arrestojmë sa më shumë terroristë që të jetë e mundur, pasi në këtë mënyrë ne mbledhim të dhëna zbulimi nga ata në mënyrë të përshtatëshme dhe parandalojmë aktet teroriste”.
Për sa i përket trajtimit të të ndaluarve, Benën tha se simulimi i mbytjes është një veprim i papranushëm.
“Është diçka që duhet të ishte ndaluar shumë kohë më parë. Për mendimin tim nuk duhet të ishte zbatuar kurrë”.
Avionët pa pilot janë mjete asgjësimi me kosto të ulët, siç thotë eksperti i çështjeve të sigurimit kombëtar në Universitetin Xhorxhtaun, Kristopër Suift.
“Thjesht nga pikëpamja e operacioneve anti-terroriste, avionët pa pilot kanë provuar të jenë mjete shumë efikase në Pakistan dhe Jemen”.
Por përdorimi i tyre ka koston e vet, ato nxisin ndjenja anti-amerikane tek vendasit.
“Përdorimi i forcës tonë në vendin e dikujt tjetër krijon pakënaqësi politike ose shton shqetësimet për kolonializmin apo imperializmin amerikan. Po ashtu ai përforcon nocionin se Shtetet e Bashkuara janë në luftë me Islamin, dhe kjo është tepër problematike për ne”.
Nëse konfirmohet, Xhon Brenën do të pasojë Dejvid Petreasin në postin e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, pasi ai dha dorëheqjen për shkak të publikimit të marrëdhënieve të tij jashtëmartesore.