Lidhje

Publikohen mesazhet e CIA-s mbi kasetat e simulimit të mbytjes në ujë


Publikohen mesazhet e CIA-s mbi kasetat e simulimit të mbytjes në ujë
Publikohen mesazhet e CIA-s mbi kasetat e simulimit të mbytjes në ujë

Disa mesazhe të brendshme elektronike mes zyrtarëve të CIA-s, që u bënë të njohura nga kjo Agjenci, lenë të kuptohet se drejtori i saj ra dakord me një vendim të vitit 2005 për asgjësimin e videokasetave ku janë regjistruar marrja në pyetje me metodën e mbytjes së simuluar me ujë në një objekt sekret të CIA-s të dy të dyshuarve.

CIA i bëri të njohura mesazhet dje sipas Ligjit për Lirinë e Informacionit, të kërkuara në një aktpadi të Bashkimit amerikan të të Drejtave Civile.

92 videot e asgjësuara thuhet se paraqisnin dy burra, mes tyre një person që mendohet se ishte operativi i Al Kaidës Abu Zubeida, ndaj të cilëve po praktikohej metoda e mbytjes së simuluar me ujë gjatë marrjes në pyetje në një objekt të CIA-s në një vend të huaj në vitin 2002.

Dihet që më parë, se ish-kreu i CIA-s për shërbimin sekert, Hoze Rodrigues, kishte urdhëruar asgjësimin e kasetave. Zyrtarët të tjerë të agjencisë thanë se drejtori aktual i CIAs Peter Goss nuk ishte dakord me këtë urdhër dhe u zemërua kur mësoi për të.

Një zëdhënës i zotit Goss refuzoi të komentonte lidhur me mesazhet e publikuara. Në njërin prej mesazheve jashtë kontekstit, thuhej se kasetat do ta paraqesnin CIA-n si të tmerrshme.Në një tjetër thuhet se këshilltarja e asaj kohe e Shtëpisë së Bardhë Harriet Miers u zemërua shumë kur e informuan se kaseta ishin asgjësuar.

Departamenti amerikan i Drejtësisë po zhvillon hetime lidhur me çështjen në se personeli i CIA-s ka shkelur ligjet gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm.

XS
SM
MD
LG