Lidhje

Cilësia e jetës në botë sipas raportit të OKB-së


Cilësia e jetës në botë sipas raportit të OKB-së
Cilësia e jetës në botë sipas raportit të OKB-së

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se njerëzit shpesh janë të uritur për shkak të ndotjes së ujit, të thatësirës dhe faktorëve të tjerë të mjedisit, që ndikojnë në shtimin e varfërisë dhe rrezikojnë sistemin tonë ekologjik.

Në raportin vjetor të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me cilësinë e jetës në mbarë botën, të publikuar sot, flitet për masat që duhen marrë për të patur një zhvillim të qëndrueshëm dhe një jetë normale për njerëzit, në kushtet kur popullsia e botës arriti në shifrën 7 miliardë.

Mes vendeve që kanë arritur nivel të mirë jetese nga 187 vendet e përfshira në studim, raporti veçon Norvegjinë, Australinë dhe Holandën, të pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re dhe Kanadaja.

Ndërsa vendet që nuk kanë krijuar kushte të mira për popullsinë e tyre janë Kongo, Nigeri dhe Burundi, të fundit në listën e 187 vendeve të përfshira në Raportin e vjetor të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG