Lidhje

Clapper: Ndarje etnike në Ballkan gjatë 2014-s


El director Nacional de Inteligencia, James Clapper, testifica ante el Comité de Inteligencia de la Cámara de Representantes.
El director Nacional de Inteligencia, James Clapper, testifica ante el Comité de Inteligencia de la Cámara de Representantes.
Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, James Clapper tha se megjithë zhvillimet pozitive në Ballkanin Perëndimor në vitin 2013, këtë vit rajoni do të vazhdojë të karakterizohet nga ndarje të thella etnike dhe politike.

Zoti Clapper i bëri komentet sot, përpara Komisionit të posaçëm të Senatit për çështjet e Zbulimit. Ai tha se gjendja në Bosnje-Hercegovinë dhe ajo në Maqedoni për shkak të ndasive etnike është veçanërisht e paqëndrueshme.

Qeveria e Maqedonisë, tha zoti Clapper, vazhdon të nxisë programe që synojnë të inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve etnikë në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit.

Sa më gjatë që rruga e Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO të mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit si dhe të marrëdhënieve të dobëta dypalëshe me Bullgarinë, aq më i madh është rreziku që tensionet etnike të rriten.
XS
SM
MD
LG