Lidhje

Sekretarja Clinton mbi sulmin në Bengazi


Nesër, Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton do të dëshmojë para Kongresit rreth sulmit terrorisit të 11 shtatorit 2012 në Bengazi të Libisë, ku u vra ambasadori amerikan dhe 3 amerikanë të tjerë. Sekretarja Clinton do të kishte dëshmuar muajin e kaluar, por një aksident dhe gjendja e saj shëndetsore, shkaktuan shtyrjen e dëshmisë.

Katër muaj pas sulmit në Bengazi, i cili nxori në pah mangësitë e mëdha në sigurimin e diplomatëve amerikanë, ligjvënësit do të kenë rastin e parë që të pyesin Sekretaren Clinton rreth atij incidenti, në atë që mund të jetë dëshmia e saj e fundit para Kongresit si kryediplomatja e Amerikës.
Në tetor, ajo tha se mbante përgjegjësinë për mangësitë e sigurimit.

“Unë mbaj përgjegjësi. Unë jam në krye të mbi 60 mijë punonjësve të Departamentit të Shtetit në gjithë botën”.

Sekretarja Clinton do të kishte dëshmuar muajin e kaluar, por një aksident dhe gjendja e saj shëndetsore, shkaktuan shtyrjen e dëshmisë. Megjithë hetimet e shumta rreth incidentit në Bengazi si dhe dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit, ligjvënësit thonë se ende ka pyetje që nuk u është dhënë përgjigje. Anëtarja republikane e Kongresit, Ileana Ros-Lehtinen:

“Përse Departamenti i Shtetit nuk ishte i përgatitur për sulmin në Bengazi, veçanërisht në përvjetorin e sulmit më të rëndë terrorist në historinë e Shteteve të Bashkuara?”

Por analistët, mes tyre edhe eksperti i sigurisë kombëtare, Rudy deLeon, presin që dëshmia e zonjës Clinton para komisioneve të të dy dhomave të Kongresit, të përqëndrohet në masat për të ardhmen:

“Ajo që ne presim të dëgjojmë nga Sekretarja Clinton janë planet për përforcimin dhe shtimin e shërbimeve të sigurimit diplomatik. Incidenti i Bengazit na kujton se sa delikate është situata e sigurisë dhe se sa të përqëndruar duhet të jemi në këtë aspekt”.

A do të jetë sulmi në Bengazi një njollë e zezë në karierën e zonjës Clinton në Departamentin e Shtetit? Ish ambasadori amerikan në NATO, Robert Hunter nuk është i këtij mendimi.

“Nuk mendoj se imazhi i saj është dëmtuar nga ky incident. Sekretarja Clinton ka vendosur një standart të mrekullueshëm gjatë 4 vjetëve të fundit për sa i përket politikës së jashtme amerikane dhe qëndrimit të Amerikës mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave”.

I këtij mendimi është edhe anëtari republikan i Kongresit, Dana Rohrabacher.

“Ajo i ka dhënë këtij vendi 20 vjet shërbim të mirë e të përkushtuar dhe nuk do të hedh baltë mbi të. Ndoshta ajo ndërmori një vendim jo të mirë, por ajo ka marrë vendime të mira për 20 vjet”.

Dëshmia e Sekretares Hillary Clinton i paraprin një seance dëgjimore për konfirmimin nga Senati të kandidatit të emëruar nga Presidenti Barack Obama për sekretarin e ardhshëm të shtetit, Senatorit John Kerry.
XS
SM
MD
LG