Ndërsa votimet vazhdojnë gjatë të gjithë ditës së martë, në dy qyteza të vogla të Nju Hemshërit, sipas traditës, qendrat e votimit u hapën në mesnatë dhe u mbyllën menjëherë pas përfundimit të tyre. Sipas ligjit të Nju Hemshërit, komunitetet me më pak se 100 votues mund të marrin leje që qendrat e votmit të happen në mesnatë dhe t’i mbyllin ato sapo të kenë votuar të gjithë votuesit e regjistruar. Në Dixville Notch, një qytezë me 12 banorë, Hillary Clinton siguroi fitoren e saj të parë.
Hillary Clinton e nisi sot ditën e zgjedhjeve presidenciale me një fitore që në orët e para të mëngjesit. Ajo i fitoi zgjedhjet me rezultatin 4 me 2 në qytezën Dixville Notch të Nju Hemshërit. Qendrat e votimit në qytezat e Dixvillit dhe Millsfiekdit u hapën që në orët e para të së martës, në orën 12 pas mesnate dhe ato u mbyllën menjëherë pasi votuan të gjithë votuesit e regjistruar.
Ndërsa Clinton fitoi gjysmën e votave në Dixville, Trump mori dy vota, përfaqësuesi i Partisë Libertariane Gary Johnson mori një votë dhe kandidati presidencial i zgjedhjeve të vitit 2012, Mitt Romney mori një votë, edhe pse emri i tij nuk ishte në fletën e votimit.
Banori Russ Van Deursen pranoi se vota e tij për Hillary Clintonin ishte në fakt një votë kundër Trumpit:
“Vota ime ishte kundër Trumpit, po nuk dua të tingëllojë si keqja më e vogël midis dy të këqijave. Kandidatët nuk ishin më të mirët në partinë e tyre. Megjithatë, mendoj se vota ime ishte gjëja më pozitive për vendin . Unë votova për Hillary Clintonin, për arsye se dua që vendi të ecë përpara. Me Donald Trumpin nuk mendoj se vendi ka për të ecur përpara.”
Ndërsa banori Peter Johnson tha se arsyeja që ai voti për Donald Trumpin ishte përdorimi i severit të emailit privat nga zonja Clinton kur ajo ishte sekretare shteti:
“Unë votova për Donald Trumpoin, se besoj që ai është njeri i lirë. Atë nuk e zotëron askush,”- tha Johnson.
Ai mendon se zonja Clinton ka kryer shkelje serioze, edhe pse FBI-ja arriti në përfundimin që ndaj saj të mos ngrihen akuza.