Lidhje

Sekretarja e Shtetit Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Gejts mbështesin fuqishëm rritjen e efikasitetit të NATO-s


Sekretarja e Shtetit Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Gejts mbështesin fuqishëm rritjen e efikasitetit të NATO-s
Sekretarja e Shtetit Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Gejts mbështesin fuqishëm rritjen e efikasitetit të NATO-s

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts mbështetën fuqishëm rritjen e efikasitetit të Natos, që aleanca të jetë në gjendje të mbrohet si nga raketat balistike ashtu edhe nga sulmet kibernetike. Dy zyrtarët e lartë amerikanë i bënë komentet gjatë takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së vendeve anëtare të Natos në Bruksel, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i aleancës, Anders Fogh Rasmusen. Zoti Rasmusen tha se Natoja duhet të modernizojë mbrojtjen e saj për t’u përballur me kërcënimet kohës.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos u bëri thirrje vendeve anëtare sot të miratojnë një sistem të propozuar anti-raketash që do të mbrojë Evropën dhe Amerikën e Veriut, duke thënë se kjo është përgjegjësia kryesore e aleancës.

Anders Fogh Rasmussen tha se deklarata e re e misionit të Natos – që pritet të miratohet në një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve të aleancës muajin e ardhshëm në Portugali – do të përqëndrohet në në reformimin e organizatës për të përballuar kërcënimet e reja.

“Misioni kryesor i Natos për të mbrojtur të 900 milionë banorët e vendeve anëtare nuk duhet të ndryshojë asnjëherë, por mbrojtja duhet të modernizohet kundër kërcënimeve të reja”, - tha zoti Rasmussen.

Natoja po propozon të zgjerojë sistemin ekzistues të mbrojtjes nga raketat për të mbuluar territorin e të gjithë anëtarëve të aleancës kundër raketave balistike nga vende si Irani dhe Koreja e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm ka propozuar që Rusia të bashkohet në këtë projekt duke krijuar një rrjet që do të shtrihet nga Vankuveri në Vladivostok.

Shtetet e Bashkuara mbështesin propozimin e mbrojtjes nga raketat. Por disa qeveri kanë patur një pikëpamje të zymtë ndaj planit, duke cituar kostot e larta dhe duke thënë se sistemi nuk mund të përmbushë rolin e një detektori bërthamor.

“Ne mendojmë se mbrojta nga raketat është përgjithësisht një ide e mirë por besojmë gjithashtu se çështje si kontrolli i armëve duhet dhe do të jenë një përbërës i rëndësishëm”, - tha ministri gjerman i mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg.

Dekratata e mëparshme e misionit të Natos u miratua në vitin 1999, pas Luftës së Ftohtë.

Uashingtoni kërkon tani që Nato të jetë e pajisur me forca dislokuese në misione jashtë operacioneve tradicionale në Evropë.

Por shumë qeveri evropiane hezitojnë dhe argumentojnë se aleanca nuk duhet të transformohet në një polic global në një kohë krize ekonomike.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates që po merr pjesë në takim së bashku me sekretaren e Shtetit Hillary Clinton tha se është i shqetësuar rreth efekteve që mund të kenë shkurtimet evropiane të mbrojtjes për Shtetet e Bashkuara.

Një çështje tjetër është propozimi për të zgjeruar pushtetin e sekretarit të përgjithshëm, për ta lejuar atë të veprojë në kohë krizash.

Kjo kundërshtohet nga vende skeptike për një zyrtar të lartë të marrë vendime të pavarura, veçanërisht kur është parë në të kaluarën influenca amerikane.


XS
SM
MD
LG