Lidhje

Clinton vazhdon sot turneun në Gjirin Persik me një ndalesë në Jemen


Clinton vazhdon sot turneun në Gjirin Persik me një ndalesë në Jemen
Clinton vazhdon sot turneun në Gjirin Persik me një ndalesë në Jemen

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po vazhdon sot turneun e saj në Gjirin Persik me një ndalesë në Jemen, ku ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të bashkëpuojnë me Jemenin për të luftuar terrorizmin.

Zonja Clinton u takua me Presidentin Ali Abdullah Saleh në kryeqytetin Sanaa të Jemenit. Ajo është e para sekretare amerikane shteti që viziton Jemenin në 20 vjet.

Agjencia e lajmeve SABA e Jemenit tha se të dy udhëheqësit diskutuan për çështje mes të cilave kundërterrorizmin, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e demokracisë në Jemen.

Sipas agjencisë, zonja Clinton i dha zotit Saleh edhe një letër nga Presidenti Barak Obama, që e fton udhëheqësin e Jemenit të vitizojë Shtetet e Bashkuara.

Pas takimit me presidentin jemenas Ali Abdullah Saleh, zonja Clinton tha se SHBA dhe Jemeni përballen me një kërcënim të përbashkët, atë të Al-Kaidës dhe militantëve të tjerë. Zonja Clinton tha se SHBA po ashtu janë të përkushtuara për t’ i dhënë ndihmë ekonomike Jemenit.

XS
SM
MD
LG