Lidhje

Sekretarja Shtetit Klinton dëshmon për sulmin e Bengazit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton, mbrojti mënyrën e trajtimit të sulmit të 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, duke mos pranuar kritikat nga disa ligjvënës se u bënë përpjekje për të keq informuar popullin amerikan për çfarë ndodhi.

Hera herës agresive, sekretarja Klinton dëshmoi dje para dy komisioneve të Kongresit që po hetojnë sulmin, në të cilin mbeti i vrarë ambasadori amerikan, Kristofër Stivens dhe tre amerikanë të tjetë. Zonja Klinton i tha komisionit të Senatit për marrëdhëniet me jashtë se mbante përgjegjësi të plotë për mangësitë e sigurimit në konsullatën amerikane në Bengazi. Por ajo tha se sulmi ishte pjesë e një plani më të gjerë terrorist në Afrikën e Veriut.

“Revolucionet e vendeve arabe kanë ndryshuar dinamikën e pushtetit dhe kanë tronditur forcat e sigurisë në mbarë rajonin. Paqendrueshmëria në Mali ka zgjeruar hapësirën e sigurisë për terroristët që synojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre dhe të planifikojnë sulme të mëtejshme si ato që pamë në Algjeri javën e kaluar”.

Senatorët më të lartë republikanë i hodhën poshtë shpjegimet e saj. Senator Rand Pol tha se po të kishte qënë president në atë kohë do ta kishte pushuar sekretaren nga puna për arsye se nuk kishte lexuar kabllogramet në të cilat kërkhej siguri shtesë. Senatori republikan, Xhon Mekein, një herë kandidat presidencial, tha se zonja Klinton duhet të jetë më e hapur për çfarë ndodhi në fakt në Bengazi.

Sekretarja Klinton tha gjatë dëshmisë para Senatit se administrata e Presidentit Obama është në kontakt të ngushtë me autoritetet algjeriane rreth situatës së krijuar javën e kaluar me penegjet.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se ajo mban përgjegjësi për atë që ndodhi në 11 shtator në Bengazi të Libisë. Gjatë sulmit ndaj një ndërtese diplomatike amerikane në këtë qytet u vra ambasadori amerikan në Libi dhe tre amerikanë të tjerë.

“Siç e kam thënë shumë herë, unë marr përgjegjësinë. Jam e vendosur se pas largimit tim po lë Departamentin e Shtetit dhe vendin tonë, më të sigurt e më të fortë...“Ne kemi ndërmarë një rishikim të plotë e të gjithanshëm, rreth mënyrës si i marrim vendimet se kur, ku dhe si, njerëzit tanë veprojnë në zonat me kërcënim të lartë, dhe se si do të përgjigjemi ndaj krizave dhe kërcënimeve”.


Sekretarja Klinton u tha ligjvënësve se ajo i ka pranuar të gjitha rekomandimet e komisionit të pavarur të hetimit, 85 përqind të të cilave do të jenë vënë në zbation deri në fund të Marsit.
XS
SM
MD
LG