Lidhje

Nismë për trajtimin e Alzajmerit


Administrata Obama ka filluar një nismë për zbulimin e trajtimeve më të efektshme për sëmundjen e Alzajmerit. Sipas studimeve, ky çrregullim vdekjeprurës i trurit të njeriut është një nga sfidat më serioze me të cilat përballet vendi.

Strategjia e re synon që deri në vitin 2025 të ketë një trajtim më të mirë për sëmundjen, si dhe të sigurohet ndihma e nevojshme për familjet e pacientëve që vuajnë nga ky çrregullim që zhvillohet në mënyrë progresive.

Alzajmeri është një sëmundje që degjeneron gradualisht, duke sulmuar qelizat nervore të trurit të njeriut. Ajo shkakton humbjen e kujtesës, ndryshime në sjelljen dhe të menduarit e pacientit, humbjen graduale të të folurit e deri vdekjen e tij. Nuk ka ende një kurë për këtë sëmundje.

XS
SM
MD
LG