Lidhje

Çmimet Nobel në Mjekësi, nderohen tre shkencëtarë


Çmimet Nobel në Mjekësi, nderohen tre shkencëtarë
Çmimet Nobel në Mjekësi, nderohen tre shkencëtarë

Çmimi Nobel në mjekësi për vitin 2011 iu dha tre shkencëtarëve për punën e tyre për zbërthimin më të mirë të sistemit imunitar, por çështja e dhënies së çmimit u ndërlikua sot prej lajmit se një nga fituesit vdiq para tre ditësh.

Çmimi, i njoftuar sot në Stokholm, iu dha Brus Bojtlër nga Shtetet e Bashkuara, Jules Hoffman nga Luksemburgu dhe Ralf Steinman nga Kanadaja. Shkencëtarët vlerësohen për punën e tyre që mund të çojë në kurimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Por pasi fituesit e çmimit u shpallën, Komiteti i Çmimit Nobel, i cili nuk jep çmime pas vdekjes, mësoi se zoti Steinman kishte vdekur të premten për shkak të kancerit në pankreas.

Është e paqartë se si ky komitet do t’a zgjidhë këtë “situatë unike” siç e quajtën ata, ndërkohë që ishte planifikuar që zoti Bojtlër dhe Hoffman do të ndanin gjysmën e çmimit prej 1 presje 5 milion dollarësh kurse Steinman do të merrte gjysmën tjetër.

XS
SM
MD
LG