Lidhje

Coats: Rusia, kërcënimi më i madh për Amerikën


Director of National Intelligence-designate Dan Coats is sworn-in on Capitol Hill in Washington, Feb. 28, 2017, at his confirmation hearing before the Senate Intelligence Committee. in Washington.
Director of National Intelligence-designate Dan Coats is sworn-in on Capitol Hill in Washington, Feb. 28, 2017, at his confirmation hearing before the Senate Intelligence Committee. in Washington.

Kandidati i zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për të drejtuar Agjencinë Kombëtare të Zbulimit, ish Senatori Dan Coats, tha se Rusia është kërcënimi më i madh për Amerikën. Këto komente zoti Coats i bërë të martën në një takim me ligjvenësit në Kongres.

Ish Senatori i Indianës, i emëruar nga presidenti Trump për të drejtuar Agjencinë Kombëtare të Zbulimit u tha ligjvenësve në Kongres se është një fakt tashmë i pranuar se Moska është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

"Rusia ka një histori të gjatë propagande në ndikimin e kombeve, kulturave dhe zgjedhjeve në vende të ndryshme, siç po ndodh aktualisht në Europë. Por ata i kanë intensifikuar këto përpjekje dhe po përdorin internetin e mënyra të tjera më të stërholluara për të ushtruar ndikimin e tyre. Kjo është një çështje kyç dhe duhet të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur, e si ka ndodhur. Duhet të kemi një raport të plotë për këtë problem.”

Zoti Coats, u zotua gjatë dëshmisë përpara Komisionit të Senatit për Çështjet e Zbulimit se mbështet një hetim të plotë të rolit që ka luajtur Kremlini gjatë zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Ky qëndrim i zotit Coats, bie në kundërshtim me atë të Presidentit Trump, i cili si gjatë fushatës, ashtu edhe pasi u zgjodh president, nuk u dha rëndësi informacioneve të shërbimeve amerikane të zbulimit.

Gjatë fjalës së tij, duke identifikluar rreziqet e tjera që u kanosen Shteteve të Bashkuara, zoti Coats përmendi edhe atë që ai e quajti “terrorizëm islamik radikal”.

“Ata po shpërndajnë mesazhe frike dhe urrejtjeje përmes botës virtuale dhe po tregohen aktiv edhe në vende të tjera, përtej kalifatit të tyre të vetshpallur,” tha ai, duke cituar grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Zoti Coats shprehu gjithashtu shqetësimet e tij në lidhje me Korenë e Veriut dhe Kinën.

XS
SM
MD
LG