Lidhje

Kongresi dhe hetimet ndaj gjeneralit Flynn


Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Transparencën Qeveritare, republikani Jason Chaffetz, thotë se do të përpiqet të detyrojë ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump të kthejë "dhjetëra mijëra dollarë" që ka marrë nga qeveritë ruse dhe turke për përfaqësimin e interesave të tyre vitet e fundit, përfshirë kohën kur punonte për fushatën e zotit Trump.

Ish gjenerali i ushtrisë amerikane, Michael Flynn, e mbajti vetëm 24 ditë postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë para se të shkarkohej nga Presidenti Trump. Gjenerali Flynn u shkarkua në muajin shkurt pasi pranoi se kishte gënjyer nënpresidentin Mike Pence dhe të tjerët rreth kontakteve të tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington, para se zoti Trump të merrte zyrtarisht postin e Presidentit.

Por sasia e parave që gjenerali Flynn kishte marrë për përfaqësimin e interesave ruse dhe turke doli në dritë pasi hetuesit e kongresit mblodhën të dhënat e tij financiare. Dokumentet tregojnë se vitin e kaluar zoti Flynn është paguar 500,000 dollarë për të përfaqësuar interesat e qeverisë turke për një mosmarrëveshje me qeverinë amerikane dhe rreth 70,000 për përfaqësimin e interesave të disa organizatave të lidhura me Rusinë.

Pagesat e Rusisë përfshinin edhe një udhëtim në Moskë në vitin 2015 me rastin e 10-vjetorit të televizionit “Russia Today” të financuar nga Rusia, ku ai u ul pranë presidentit Vladimir Putin gjatë një mbrëmjeje gala.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG