Lidhje

Të premten shqyrtohet ligji i imigracionit në Dhomën e Përfaqësuesve


Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara e bllokuan votimin për një projektligj që do të prekte krizën e imigracionit, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e shtyu periudhën e pushimeve të verës, deri në votimin e variantit të ligjit të propozuar prej saj.

Të enjten, udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve e hoqën papritur nga rendi i ditës ligjin $659-milionë dollarësh, kur u bë e dukshme se nuk do të siguronin votat e mjaftueshme për t'u miratuar nga ultra-konservatorët.

Por duke u përballur me kritikat e votuesve dhe të mediave, si një Kongres "që nuk bën asgjë", Dhoma e Përfaqësuesve vendosi të zhvillojë votimin për ligjin para mbylljes të premten për një periudhë 5-javore.

Në se do të miratohet, ligji do të fuqizonte sigurinë në kufirin e SHBA me Meksikën, ku mbi 57 mijë fëmijë nga Amerika Qendrore kanë kaluar ilegalisht kufirin për në Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për t'i shpëtuar varfërisë në vendin e tyre.

Fluksi i refugjatëve ka krijuar një barrë në rëndë në sistemin e imigracionit, siç është dilema për vendin ku do të strehohen imigrantët dhe në se ka gjykatës së mjaftueshëm për të vendosur se kush mund të fitojë strehim dhe kush duhet deportuar.


XS
SM
MD
LG