Lidhje

SHBA: Diplomim i rreth një mijë kadetëve pavarësisht koronavirusit


Ndërsa Amerika vazhdon të jetë e mbyllur si rezultat i masave për frenimin e koronavirusit, një ceremoni e pazakontë u zhvillua të shtunën në Akademinë e Frocave Ajrore në Kolorado. Nënpresidenti Mike Pence ishte i pranishëm në ceremoni ndërsa afro një mijë të rinj u diplomuan nga shkolla ushtarake. Materiali në vazhdim tregon se si COVID-19 bëri që kjo ceremoni diplomimi të ishte mjaft e veçantë.

SHBA: Diplomim i rreth një mijë kadetëve pavarësisht koronavirusit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Në kohën e pandemisë së koronavirusit, kjo pamje është e pazakontë. Hapësira është e gjerë dhe të pranishmit nuk kanë vënë maska. Këta janë kadetët e klasit të parë që po diplomohen nga Akadamia e Forcave Ajrore në Kolorado.

Mes afro një mijë të diplomuarve është edhe Laura Na nga Pensilvania. Ajo thotë se kadetët zbatuan me përpikmëri rregullat lidhur me COVID-19.

“Në fushë ishin vizatuar katërore 2 metra e gjysëm me dy metra e gjysëm për të mbajtur largësinë e duhur. Karriget ishin vendosur në këndin e përparmë të sejcilit katror. Kështu që të gjithë kishim distancën e duhur.”

Në një veprim të rrallë gjatë vetizolimit në objektet e tjera ushtarake, Nënpresidenti Mike Pence dha mesazhin në ceremoninë e diplomimit. Është hera e parë që ai ka udhëtuar jashtë Uashingtonit në 42 ditë, por udhëtimi vjen kur administrata po kërkon rihapjen e vendit.

“Edhe pse nuk duket si ceremoni e zakonshme e diplomimit në Akademinë e Forcave Ajrore, dua të ju them, se pamja para syve të mi është mahnitëse.”

“Nuk e dinim që ai do të vinte. Ardhja e tij ishte emocionuese. Sepse mendonim se do të ishte një mesazh virtual për të diplomuarit, por ai erdhi personalisht dhe kjo ishte shumë emocionuese”, thotë e sapodiplomuara Laura Na.

Nënpresidenti veçoi 86 të diplomuar të Forcës Hapësinore. Të diplomuarit me degën e gjashtë të sapokrijuar të ushtrisë amerikane, mbanin shirita argjendi, ndërsa të diplomuarit e Forcave Ajrore mbanin shirita të artë.

Ndryshe nga vitet e tjera, asnjë student, pjestar familje apo mik nuk ishte në audiencë. Po ashtu nuk u zhvillua as marshimi i të diplomuarve. Mesazhi i Nënpresidentit Mike Pence ishte i qartë.

“Në emër të komandantit tuaj të përgjithshëm dhe kombit tonë mirënjohës, faleminderit për sherbimin tuaj. Synoni lartë. Fluturoni, luftoni dhe fitoni.”

Togerja Na do të studiojë në shkollën e infermierisë me synimin për të shërbyer në vijat e frontit. Pandemia ka galvanizuar karrierën e saj.

“Situata më ka shtuar etjen më shumë që të bëhem infermiere dhe të bëhem profesioniste në fushën e shëndetit.”

Ndërsa përqafimet ishin ndaluar, të diplomuarit brohoritën. Pavarësisht kufizimeve për ceremoninë, diplomimi i tyre do të regjistrohet në histori si përpjekja më e fortë për të treguar normalitet në kohën e koronavirusit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG