Lidhje

SHBA: Korrupsioni kërcënon sigurinë e kufijve


SHBA: Korrupsioni kërcënon sigurinë e kufijve
SHBA: Korrupsioni kërcënon sigurinë e kufijve

Zyrtarët amerikanë thonë se korrupsioni mes zyrtarëve të rendit po rrezikon patrullat e sigurimit dhe ato antidrogë në kufirin mes Shtetve të Bashkuara dhe Meksikës. Zyrtarët thonë se trafikantët e drogës kanë infiltruar në agjencitë e tyre, duke rekrutuar agjentët përmes pagesave tejet të larta.

Meksika vlerësohet nga Shtetet e Bashkuara për luftën e saj kundër trafikut të drogës. Një raport i fundit i Departamentit të Shtetit, përmend masat që ka marrë presidenti Felipe Kalderon kundër karteleve të drogës, përfshirë disa arrestime të kapobandave.
Por zyrtarët amerikanë thonë se disa prej këtyre karteleve kanë arritur të infiltrojnë në agjencitë amerikane të rendit, misioni i të cilave është lufta kundër drogës.

Të enjten, senatorë amerikanë, kishin thirrur në raport zyrtarë të lartë të rendit për të trajtuar këtë problem.

Kevin Perkins i FBI-së tha se rryshfetet e mëdha që jepen nga tregtarët e drogës, tundojnë shpesh herë të punësuarit e rinj. Ai citoi rastin e një rekruti të ri i cili u bë inspektor kufiri për të transportuar drogë.

"Përmes përpjekjeve tona të përbashkëta dhe pas hetimeve një vjeçare, zyrtari pranoi fajësinë për veprimtari konspirative për të importuar mbi 1000 kilogram marijuanë në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që pagesa për këtë transport ishte më shumë se 5 milion dollarë. Ky individ është dënuar me 20 vjet burgim”.

Xheims Tomshek i Zyrës të Çështjeve të Brendëshme për Mbrojtjen e Kufijve dhe Doganave të Shteteve të Bashkuara, i tha Senatorit Mark Prior se që nga tetori i vitit 2004 janë arrestuar 103 agjentë të akuzuar për korrupsion.

Por ai tha se si pasojë e kufizimeve buxhetore, vetëm 10% e aplikantëve në vitin 2009 i janë nështruar testit të së vërtetës dhe 60% e tyre nuk e kanë kaluar.

Senatori argumentoi se po të testoheshin 90% të tjerët dhe ndoshta edhe 85%, rezultati ka të ngjarë të jetë e njejtë.

“Ne dhe të tjerë e kemi bërë këtë analizë zotëri, dhe kemi arritur në të njejtin konkluzion”.

Tomshek tha se agjncia e tij ka nevojë për një shtesë prej 50 testuesish për të arritur që të kryhet testi i së vërtetës tek të gjithë aplikantët.

Zyrtarët amerikanë thonë se korrupsioni shton shqetësimet rreth mundësisë që terroristët të shfrytëzojnë për qëllimet e tyre të çarat në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën dhe Kanadanë.

XS
SM
MD
LG