Lidhje

Festivali i Virxhinias bashkon njerëzit, pavarësisht variantit “Delta” 


Pavarësisht infeksioneve në rritje nga varianti “Delta” i koronavirusit, amerikanët po mblidhen së bashku në ngjarje sportive në stadiume të mëdha si dhe festivale verore. Mijëra njerëz u mblodhën në Aleksandri, Virxhinia, për të festuar “Festivalin Botëror të Kulturës dhe Ushqimit”, siç raporton korrespodenti i Zërit të Amerikës Saqib Ul Islam .

Festivali i Virxhinias bashkon njerëzit, pavarësisht variantit “Delta”
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

Njerëz nga e gjithë bota u mblodhën në “Festivalin Botëror të Kulturës dhe Ushqimit”në Aleksandri, Virxhinia. Ata shijuan ushqimin dhe kërcimet tradicionale.

“Ne duhet t'i shohim njerëzit të kënaqen, të kërcejnë. Për një ditë këtu mund të jemi së bashku”, thotë Dekre, pjesëmarrës në festival.

“Është vërtet bukur të mblidhemi për të mësuar rreth kulturës së njëri -tjetrit dhe për të shijuar ushqimin e kërcimet”, thotë një tjetër pjesëmarrëse në festival.

Njerëzit në këtë festival ishin të shumtë, pas një viti të vështirë me kufizimet e pandemisë. David Craig e shijoi këtë festival me familjen e tij.

“Jam super i emocionuar. Më vjen mirë që ky festival po kthehet. Më ka marrë malli aq shumë, pandemia ishte një çmenduri”, thotë ai.

“Na pëlqente të provonim gjëra të ndryshme. Kjo është e mrekullueshme. A e shihni këtë?”, thotë Tammy Craig, teksa tregon një vizatim tradicional në dorë.

Për shitësit ishte një mundësi për të ringjallur bizneset e tyre të dëmtuara nga pandemia.

“Të gjitha festivalet dhe koncertet ishin të ndaluara vitin e kaluar, kështu që ishte e vështirë për ne. Ne prisnim që jo të gjithë të dilnin për shkak të COVID, por jemi vërtet të lumtur të shohim që njerëzit janë socialë dhe ndihen të sigurt”, thotë Katea Jemmott, e cila punon si kuzhiniere.

“Unë jam mësuar të dal para turmave të mëdha njerëzish, kështu që ndihem mirë tani teksa jam në gjendje të dal në skenë përsëri pas kaq shumë kohësh”, thotë Veronica, një kërcimtare.

Organizatorët e festivalit thonë se qëllimi këtë viti nuk ishte vetëm të ruante dhe forconte kulturat e shumta në Amerikë, por gjithashtu të ndihmonin dhe bizneset pas një periudhe të vështirë.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe kaq mirënjohës për të gjithë ata që morën pjesë dhe erdhën këtu sot për të mbështetur shitësit, për të mbështetur interpretuesit. Ne shpresojmë se mund ta mposhtim koronavirusin dhe vitin e ardhshëm do të mblidhemi edhe më shumë dhe do të kënaqemi në maksimum”, thotë Corina Serbanexcu, Organizatore e Festivalit.

Të gjithë pjesëmarrësve në këtë festival iu kërkua të mbanin distancën fizike dhe të ndiqnin udhëzimet nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

XS
SM
MD
LG