Lidhje

Kroacia në balotazh


Ish kryeministri i majtë kroat, Zoran Milanoviç, doli i pari në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Kroaci, por ai do të përballet në balotazh me presidenten aktuale, Kolinda Grabar - Kitaroviç.

Zoran Milanoviç mori 29.5 për qind të votave ndërsa presidentja Grabar-Kitaroviç, 26.7 për qind.

Kandidati i pavarur Miroslav Shkoro, një këngëtar i popullarizuar doli i treti më 24.4 për qind të votave.

Zoran Milanovic dhe zonja Grabar-Kitaroviç do të përballen ne balotazh me 5 janar të vitit 2020.

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci. Presidenti nuk mund të vë veto ligjeve, por është komandant i ushtrisë dhe përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare.

Mandati i presidentit është pesë vjet duke filluar nga muaji shkurt i viti 2020.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG