Lidhje

Komisioni i Senatit mund ta detyrojë këshilltarin e sigurisë kibernetike të dëshmojë


Anëtarë të Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura thanë të enjten se mund t’i dërgojnë një thirrje me detyrim për të dëshmuar këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kibernetike pasi administrata e Presidentit Trump nuk e lejoi atë të raportonte para komisionit.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të lejonte këshilltarin Rob Joyce, një anëtar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që të dëshmonte, duke përdorur si mbështetje ligjore privilegjin ekzekutiv, që mbron punonjësit e ekzekutivit nga publikimi i disa informacioneve.

Megjithëse veprimi i administratës Trump është i ngjashëm me precedent të administratave të kaluara, senatori John McCain, kryetar i komisionit dhe kritik i Presidentit Donald Trump, tha se çështja e sigurisë kibernetike “na detyron që të ndryshojmë mënyrat e vjetra të funksionimit”.

Senatori demokrat nga Florida Bill Nelson sugjeroi thirrjen me detyrim të zotit Joyce dhe senatori McCain tha se do ta konsideronte një gjë të tillë.

“Mendoj se kjo duhet të merret në konsideratë”, tha ai.

Zoti McCain, që ka një karrige të zbrazët në tryezën e dëshmitarëve për të nënvizuar mungesën e zotit Joyce, tha se refuzimi i Shtëpisë së Bardhë për ta lejuar atë të dëshmonte, tregonte një “mospërputhje themelore mes autoritetit dhe përgjegjësisë në qeverinë tonë përsa i takon sigurisë kibernetike”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG