Lidhje

Bankat e Qipros të mbyllura deri të enjten


Bankat vazhduan të mbeten të mbyllura sot në Qipro ndërsa shteti ishull mesdhetar filloi të përballet me kushtet e paketës së shpëtimit prej 13 miliard dollarësh që siguroi për të mënjanuar një kolaps ekonomik.
Vendi filloi të mbyllë bankën e dytë më të madhe në vend, Bankën Popullore të Qipros dhe të ristrukturojë Bankën e Qipros. Banka qendrore e Qipros emëroi një administrator të posaçëm për të drejtuar Bankën e Qipros, duke bërë që kreu i bankës të jepte dorëheqjen.
Ndërkohë, agjencia e nivelit të kreditimit, uli vlerësimin për nivelin e mundësisë së pagimit për të dy bankat pjesërisht pas humbjeve të vendosura sipas kushteve të paketës për të cilën Qiproja ra dakort me fqinjët evropianë, Bankën Qëndrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Përveç kësaj, ministri i financave Michael Sarris tha se depozitat bankare që kanë më shumë se 130 mijë dollarë në llogari mund të humbasin deri në 40 përqind të parave për të ndihmuar Qipron të paguaj për fondet e shpëtimit.

Qipriotët i gjetën sportelet e bankave të mbyllura edhe sot në mëngjes ndonëse presidenti i tyre premtoi dje se Banka Popullore dhe Banka e Qipros do të hapeshin në mesnatë.
Në bankomate ende ka para, ndonëse shpesh duket se depozitat e tyre janë shterrur.
Bankomatet e Bankës Popullore dhe asaj të Qipros kanë vendosur një kufi tërheqjeje, deri në 130 dollarë në ditë.
Në këto kushte, shumë biznese dhe dyqane kanë nisur të kryejnë shërbime vetëm me para në dorë dhe refuzojnë të pranojnë kartat e kreditit.

“Kam para, nuk jam prekur nga mbyllja e bankave por mendova se bankat do të hapeshin sot”, thotë ky 23 vjeçar nga Nikosia.

“Për të pestën ditë me radhë nuk kemi para, me sa shoh të gjithë janë të dëshpëruar,” thotë Alia Doran, që ka në pronësi një dyqan llotarie.

Bankat e Qipros janë mbyllur që në 16 mars për të parandaluar panikun ndërsa politikanët vendas përpiqeshin të gjenin një mënyrë për të siguruar fondet që do t’iu mundësonin marrjen e paketës së shpëtimit financiar.
Dje në mëngjes, pas 11 orë bisdimesh me 17 vendet e Eurozonës dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, Qiproja arriti marëveshjen për një ndihmë financiar prej 13 miliarë dollarësh.
XS
SM
MD
LG