Lidhje

Gjashtë të vrarë në një spital në Ostrava të Çekisë


Policia çeke tha se gjashte veta u vranë kur një sulmues qëlloi me armë zjarri në një dhomë pritjeje në një spital në qytetin Ostrava në verilindje të Republikës Çeke, rreth 350 kilometra në lindje të Pragës.

Policia tha se "sulmuesi, një 42 vjeçar qëlloi më pas veten në kokë”. Ai u gjet në makinën me të cilën ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Tash për tash nuk dihet asgjë për motivet e sulmit që u krye në spitalin universitar në Ostrava, pak pas orës 7 të mëngjesit.

Kryeministri Andrej Babis, i tha televizionit çek se të shtënat ndodhën në një distancë të afërt në dhomën e pritjes, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech tha se gjashtë persona humbën jetën.

Kryeministri Babis dhe ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, janë nisur për në Ostrava.

Sulmi i sotëm është më i rëndi që kur në vitin 2015 një burrë vrau tetë veta dhe më pas bëri vetëvrasje në qytetin Uhersky Brod.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG