Lidhje

SHBA-Kina, marrëveshje për komunkim më të mirë ushtarak


Zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë dhe kinezë ranë dakord të punojnë drejt përmirësimit të komunikimit mes dy vendeve, veçanërisht për çështje delikate si Koreja e Veriut.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Pekin nga shefi i shtatmadhorisë amerikane gjenerali Joseph Dunford dhe homologu i tij kinez Fang Fenghui.

Hollësitë e marrëveshjes u diskutuan në bisedimet teknike në Uashington në muajin nëntor.

Ndonëse palët ranë dakord disa vite më parë të krijojnë një linjë telefonike të posaçme ndërmjet Pentagonit dhe ministrisë kineze të mbrojtjes, ky mekanizëm nuk ka hyrë kurrë në veprim.

Zyrtarët amerikanë thonë se janë përpjekur ta përdorin atë, por pala kineze nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG