Lidhje

Sullivan: DASH mbështet zgjidhjen diplomatike për Korenë e Veriut


Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit John J. Sullivan tha se Amerika duhet të përgatitet për më të keqen nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike për programet bërthamore dhe të raketave të Koresë së Veriut.

Komentet e tij për gazetarët zyrtari i lartë amerikan i bëri pas takimit sot në Tokio me homologun japonez, ku diskutoi përpjekjet e përbashkëta në lidhje me Korenë e Veriut.

Sipas zotit Sallivan fokusi i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Presidentit Trump është tek zgjidhja diplomatike e problemit që paraqet Koreja e Veriut. Por sipas tij Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duhet të përgatitet për më të keqen nëse diplomacia dështon.

Të mërkurën zëvendëssekretari i Shtetit John J. Sullivan niset për në Seul për bisedime trepalëshe me homologët e tij të Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG