Lidhje

Ministeriali mbi Lirinë e Fesë në DASH


Në Departamentin e Shtetit vazhdon sot për ditën e tretë dhe të fundit Takimi Ministerial për Lirinë Fetare. Takimi, i organizuar nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, është i pari i këtij lloji dhe ka mbledhur nga e gjithë bota faktorë të ndryshëm politikë e socialë për të diskutuar gjendjen e të lirisë së besimit në botë dhe nisma konkrete për forcimin e saj:

DASH organizon takimin për liritë fetare
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

Takimi ka mbledhur mbi 40 shefa të diplomacisë nga vende të ndryshme të botës, si dhe mbi 100 klerikë e përfaqësues nga më shumë se 170 organizata, por edhe individë që kanë vuajtur persekutimin fetar, për të diskutuar problemet që shoqërojnë mungesën e lirisë fetare. T[ pranishëm janë edhe zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues joqeritarë nga Ballkani.

Gjatë dy ditëve të para të takimit, pjesëmarrësit ndanë eksperienca nga vendet e tyre në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtës së fesë, si dhe dëgjuan dëshmi nga viktima të persekutimit fetar.

Takimi po u ofron mundësi pjesëmarrësve të mësojnë se si e mbron amerikane të drejtën e besimit dhe po ashtu ndihmën që japin Shtetet e Bashkuara përmes organizatave joqeveritare që punojnë direkt për këtë mision, të mbështetura nga fonde të Departamentit të Shtetit.

Amerika e ngre me të madhe rëndësinë e lirisë së besimit. Në komentet e Departamentit të Shtetit, para hapjes së takimit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo shprehu angazhimin e administratës Trump për të ndihmuar dhe mbështetur komunitetet e përndjekura në botë. Historikisht, të gjitha administratat amerikane e kanë konsideruar lirinë e fesë, lirinë e ndërgjegjes si një ndër të drejtat bazë dhe të patjetërsueshme të njeriut. Zoti Pompeo tha se liria e besimit në një shoqëri reflekton më tepër se hapësirën që i jepet një individi për të ushtruar besimin e tij. Shoqëritë që kanë lirinë e besimit, tha ai, janë gjithmonë më të hapura edhe në aspekte të tjera, janë më të qëndrueshme, janë më transparente, dhe gjithmonë tërheqin më lehtë kapital. Në fakt liria e besimit, tha ai, është një ndër faktorët që analizojnë investitorët e huaj kur zgjedhin vende për të hapur operacione të reja. Gjatë punimeve të ministerialit, synimi nuk është thjesht të theksohet rëndësia e lirisë fetare si e drejtë e individit, por edhe rëndësia e saj për një shoqëri funksionale dhe të qëndrueshme. Pjesëmarrësit po diskutojnë ndikimin që ka mungesa e tolerancës fetare tek shfaqja e elementëve radikalë dhe ekstremizmit të dhunshëm, tek mungesa e begatisë ekonomike, tek mungesa e respektit për trashëgiminë kulturore.

Janë mbushur 20 vjet që nga akti legjislativ që manadatoi raportet për lirinë e fesë që përgatit çdo vit Departamenti i Shtetit. Këtë radhë raportit iu bashkangjit njoftimi për takimin ministerial të tre ditëve të fundit. Pra Departamenti i Shtetit këtë vit jo thjesht po konstaton probleme të shkeljes së kësaj lirie përmes raportit, por përmes forumeve si ky takim ministerial po diskutohen forma për ta luftuar problemin. Sot në ditën e tretë dhe të fundit të takimit po diskutohen nisma konkrete për të mbrojtur komunitetet e persekutuara, për t’i mbështetur me fonde dhe ndihmë teknike organizatat që punojnë me këto komunitete dhe për të ndihmuar vendet e ndryshme të përmirësojnë strukturën ligjore dhe praktikat për respektimin e lirisë së fesë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG