Lidhje

Dasma mbretërore, fitime të mëdha për bizneset britanike


Dasma mbretërore, fitime të mëdha për bizneset britanike
Dasma mbretërore, fitime të mëdha për bizneset britanike

Dasma mbretërore pritet t’u sjellë fitime të mëdha bizneseve në qendër të Londrës. Mendohet që në Londër këto ditë të ketë gjysëm milioni më tepër vizitorë se zakonisht.

Dyqanet në rrugën e famshme West End pritet të sigurojnë gjysëm milioni stërlina fitime më tepër gjatë 4 ditëve të fundjavës së dasmës. Nëpër rrugë dhe nëpër dyqane janë vendosur flamuj gjigandë, të cilët theksojnë edhe një herë ndjenjën e mirë që mbizotëron mes britanikëve për martesën e Princit William me Kate Middletown, edhe pse ajo nuk vjen nga një familje aristokrate.

Me rastin e dasmës, dyqanet kanë krijuar ekzibicione të reja dhe shumë të veçanta në vitrinat e tyre. Në to mund të shohësh, manekinë me temën e nuses dhe dhëndërit, torta me shume kate, kurora mbretërore me gurë të çmuar e deri tek makina e nuses, ku në njërën prej tyre shkruhet “Si duket sundimi im”,... si dhe objekte të tjera simbolike, krijime të fantazisë të pasur të britanikëve kur është fjala për familjen mbretërore.

XS
SM
MD
LG