Lidhje

Deliç, Serbia gati “të bëjë kompromis për gjithçka,” duke përfshirë statusin


Deliç, Serbia gati “të bëjë kompromis për gjithçka,” duke përfshirë statusin
Deliç, Serbia gati “të bëjë kompromis për gjithçka,” duke përfshirë statusin

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Deliç, tha se vendi i tij është i gatshëm “të bëjë kompromis për gjithçka,” duke përfshirë statusin e Kosovës.

Por në deklaratat që i dha sot radios B92, zoti Deliç tha se kompromiset nuk do të përfshinin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë si të pavarur “krahinën jugore të Serbisë,” siç e cilësoi ai, por shtoi se qëllimi i Beogradit është gjetja e një marrëveshjeje që respekton të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, të serbëve në Kosovë dhe interesat e shtetit serb.

Zoti Deliç tha se qeveria e tij do të paraqesë një rezolutë të balancuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pas opinionit që do të shprehë të enjten Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG