Lidhje

Dëmet e tufanit në Filipine


Dëmet e tufanit në Filipine
Dëmet e tufanit në Filipine

Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet për mbi 800 vetë sot pasi përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut shkaktuan vdekjen e mbi 600 vetëve në jug të Filipineve.

Tajfuni Washi goditi rajonin e Mindanaos të premten në mbrëmje dhe përmbytjet përfshinë shtëpi të tëra me familje brenda në dhjetra fshatra në brigjet e Cagayan de Oro-s dhe Iliganit.

Kryqi i Kuq i Filipineve tha dje se numri i të vdekurve është 652 dhe 800 të tjerë figurojnë të humbur. Sekretarja e Përgjithshme Gwen Pang tha se 24 orësh pasi janë gjetur, askush nuk i ka kërkuar shumë nga trupat çka do të thotë se familje të tëra kanë humbur jetën.


XS
SM
MD
LG