Lidhje

Demostrata në Madrid dhe në qytete të tjera të Spanjës


Demostrata në Madrid dhe në qytete të tjera të Spanjës
Demostrata në Madrid dhe në qytete të tjera të Spanjës

Mijëra demostrues u mblodhën në Madrid dhe në qytete të tjera të Spanjës për të protestuar kundër ekonomisë së dobët vendase dhe nivelit të lartë të papunësisë, përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore e rajonale këtë të djelë.

Demonstrimet, kryesisht paqësore, u organizuan së shumti përmes medias sociale si Twitteri.

Shumica e demonstruesve janë të rinj. Papunësia mes të rinjve të moshën nën 25 vjeçare është në nivelin 45 përqind. Ata thonë se janë të lodhur nga papunësia dhe korrupsioni mes politikanëve.
Sondazhet e fundit parashikojnë një humbje të madhe të partisë socialiste në pushtet, ndërkohë që votuesit shprehin zemërim për masat e ashpra dhe mënyrën se si qeveria po e menaxhon krizën ekonomike.

Partia Popullore në opozitë pritet që të ketë një fitore të madhe të dielën, e cila mund të çojë rikthimin e pushtetit sërish tek kjo parti në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen marsin e vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG