Lidhje

Dënohet me burgim të përjetshëm Shahzad, planifikoi bombën në Nju Jork


Dënohet me burgim të përjetshëm Shahzad, planifikoi bombën në Nju Jork
Dënohet me burgim të përjetshëm Shahzad, planifikoi bombën në Nju Jork

Një shtetas amerikan me origjinë pakistaneze i cili u përpoq të kryente një shpërthim në sheshin Times Square të Nju Jorkut u dënua me burgim të përjetshëm.

Dënimin për 31-vjeçarin Faisal Shahzad e shpalli sot një gjykatës federal në Nju Jork.
Në muajin qershor, Shahzad pranoi fajësinë për armëmbajtje dhe për terrorizëm. Në dokumentet që i paraqitën gjykatës javën e kaluar, prokurorët ngrinin 10 akuza. Ata thoshin se për të kryear aktin e datës 1 maj, Shahzad zgjodhi një vend të sheshit ku ai mendonte se shpërthimi mund të shkaktonte dëmin më të madh.

Prokurorët thanë se nëse Shahzad nuk do të ishte kapur, ai kishte në plan të bënte një tjetër shpërthim në Nju Jork dy javë më vonë.

Bomba në Times Square nuk shpërtheu dhe Shahzad u arrestua dy ditë pas incidentit në bordin e një avioni që do të nisej nga Nju Jorku për në Dubai.

XS
SM
MD
LG