Lidhje

Dënohet një shqiptar për krime lufte kundër civilëve


Dënohet një shqiptar për krime lufte kundër civilëve
Dënohet një shqiptar për krime lufte kundër civilëve

Në Prishtinë, Gjykata e Qarkut e shpalli fajtor një shqiptar dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie për siç thuhet, krime lufte kundër popullatës civile.

Fahredin Gashi nga komuna e Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, u dënua për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor 1999, në fshatin Varigovc të kësaj komune.

Akuza ishte mbështetur mbi pohimet e dëshmitarit bashkëpunues të prokurorisë Nazim Bllaca, i cili edhe vet akuzohet për përfshirje në këtë vrasje.

Në nëntor të vitit 2009, Nazim Bllaca nga një fshat i komunës së Lipjanit, deklaroi publikisht se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime dhe veprime kriminale në rreth 17 raste pas luftës në Kosovë. Ai e identifikoi veten si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, ndërsa akuzoi për përfshirje në krime struktura të larta politike në vend.

XS
SM
MD
LG