Lidhje

Departamenti i Drejtësisë do të nisë një hetim ndaj CIA-s


Departamenti i Drejtësisë do të nisë një hetim ndaj CIA-s
Departamenti i Drejtësisë do të nisë një hetim ndaj CIA-s

Departamenti amerikan i drejtësisë thotë se do të nisë një hetim të plotë kriminal për vdekjen e dy të dyshuarve për terrorizëm, në kohën kur ishin nën mbikqyrjen e CIA-s.

Hetimi u njoftua dje me anë të një deklarate të prokurorit të Përgjithshëm Erik Holder. Burime të ndryshme lajmesh kanë identifikuar dy të ndaluarit si Gul Rahman, i cili vdiq në vitin 2002 në Afganistan, dhe Mandal Al Xhamadi, i cili vdiq në burgun famëkeq irakian të Abu Graibit. Fotografitë e trupit të Al Xhamadit i mbuluar nga akulli shkaktuan zemërim në gjithë botës.

Në deklaratën e tij, zoti Holder nuk i bëri të ditur identitetet e dy të ndaluarve gjatë kohës që ishin nën mbikqyrjen e CIA-s.

Hetimet janë rezultat i një shqyrtimi dy vjeçar të prokurorisë federale të 101 rasteve të marrjes në pyetje të CIA-s të të dyshuarve për terrorizëm. Zoti Holder tha se ky shqyrtim nuk përligj ndonjë hetim të çështjeve të tjera.

XS
SM
MD
LG