Lidhje

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg


Materiali në vazhdim na njeh me Devon Allman, bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej muzikantëve më të impenjuar të ditëve të sotme. Doug Levine i Zërit të Amerikës na tregon rreth takimit të parë të Devonit me të atin, duke sjellë gjithashtu pjesë të disa këngëve nga albumi i tij debutues.

please wait

No media source currently available

0:00 0:00:00 0:00
Direct link

Devon Allman gjeti rrugën e tij në muzikë, pa orientim nga babai i tij, Gregg. Kjo (ndodhi) sepse Gregg Allman, bashkë-themelues dhe udhëheqës i grupit me famë botërore Allman Brothers Band, u divorcua nga nëna e tij kur ai ishte ende i mitur, duke mos qenë në kontakt me Devonin për shumë vite më pas.
Devoni thotë se nuk i zemëruar kur, më në fund, u takua me të atin për herë të parë.

"E takova kur isha 16 vjeç dhe kaluam shumë mirë. Sot kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe kjo më ka lejuar të rritem normalisht – jo si në rastet tipike të fëmijëve të yjeve të rockut – dhe të gjeja rrugën time në muzikë."

Devoni u rrit larg jetës publike, duke u transferuar me nënën e tij nga Teksasi në Tenesi, dhe më pas në St Louis, të Mizurit, ku banon dhe sot. Ai kujton kur ndiqte karrierën e të atit, duke qenë një adhurues i grupit Allman Brothers, Vëllezërit Allman, gjatë njërës prej fazave të tij të shumta muzikore.

"E dija se kush ishte dhe më pëlqente muzika e tij, por preferoja më shumë rryma të tjera. Më pëlqenin shumë grupe si Steely Dan, Fleetwood Mac, Jimi Hendrix apo The Doors. Kalova një fazë të muzikës metal dhe më pas të asaj alternative. Gjithmonë kam dëgjuar çdo gjë dhe mendoj se kjo është e rëndësishme për një muzikant."

Devon Allman kaloi vite duke përmirësuar tingullin e tij blues-rock në zë dhe kitarë, nganjëherë duke realizuar më shumë se 300 shfaqje në vit. Një nga këngët e albumit të tij të ri solo "Turquoise" është "Homesick", apo “Malli për Shtëpinë”, e cila trajton vështirësitë e udhëtimeve.

"Është një jetë e bukur. Më pëlqen shumë të udhëtoj dhe dua të luaj muzikë, por herë pas here të ndodh që të hasësh momente të vështira, kur dëshiron vetëm të qëndrosh në shtrat apo të kalosh kohë me tët bir, apo të gatuash ushqimin tënd të preferuar në shtëpi."

E vetmja pjesë instrumentale në album është “Yadira’s Lullaby”.
XS
SM
MD
LG