Lidhje

Dhjetra mijëra njerëz mblidhen në qendër të Kairos për protesta


Dhjetra mijëra njerëz mblidhen në qendër të Kairos për protesta
Dhjetra mijëra njerëz mblidhen në qendër të Kairos për protesta

Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Kairos, ku protestuesit bënë thirrje për një marshim me pjesmarrjen e një milion njerëzve për të kërkuar largimin nga pushteti të Presidentit Hosni Mubarak.

Forcat e ushtrisë vazhduan të qendrojnë të stacionuara në të gjithë kryeqytetin, por nuk kanë ndërhyrë. Ushtria njoftoi më parë se i njeh kërkesat legjitime të popullit egjiptian dhe premtoi se nuk do të hapë zjarr kundër protestuesve.

Një protestë tjetër e madhe është planifikuar sot në qytetin verior të Aleksandrisë.

Shërbimi hekurudhor i vendit u anulua për të dytën ditë me radhë dhe rrugët që çojnë në Kajro u bllokuan, në vazhdën e atyre që disa i quajnë përpjekje të rautoriteteve për të mos lejuar banorët e zonave rurale t’u bashkohen protestave.

Sot vazhdoi ndërprerja e shërbimeve të internetit ndërkohë që Google njoftoi se kishte krijuar një mënyrë që përdoruesit e Twiterit të shkëmbenin mesazhe.

XS
SM
MD
LG