Lidhje

Dhjetra të vrarë nga sulmet me bombë në Pakistan


Zyrtarët pakistanezë thonë se 3 sulme me bomba kanë lënë të paktën 36 të vrarë. Policia thotë se 3 vetë gjetën vdekjen në një shpërthim në dalje të Peshavarit. Agjencia e Lajmeve Associated Press i identifikoi viktimat si udhëheqësin e një grupi të armatosur anti-Taleban, Israr Khan dhe dy ndihmës të tij.

Po sot, më herët, autoritetet thanë se një person hodhi veten në erë në një xhami në rajonin fisnor të Vaziristanit, duke vrarë një klerik lokal dhe të paktën 25 persona të tjerë. Policia tha se objekti i sulmit të sotëm ishte kleriku, Maulana Noor Mohamed. Kjo zonë konsiderohet si bazë e aktivitetit ekstremist nën kontrollin e talebanëve.

Në zhvillime të tjera në Pakista, një bombë shpërtheu në një takim të krerëve fisnorë në rajonin Kuram, duke vrarë 7 vetë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.

Militantë islamikë kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën, por që nga periudha e përmbytjeve nuk kanë pasur aktivitet intensiv.

XS
SM
MD
LG