Lidhje

Dhoma e Lartë e parlamentit të Italisë miraton shkurtime të ndjeshme të buxhetit


Dhoma e Lartë e parlamentit të Italisë miraton shkurtime të ndjeshme të buxhetit
Dhoma e Lartë e parlamentit të Italisë miraton shkurtime të ndjeshme të buxhetit

Dhoma e Lartë e parlamentit të Italisë ka miratuar shkurtime të ndjeshme të buxhetit përmes një votimi që ka për qëllim të ulë shqetësimet se ekonomia numër 3 e Evropës mund të jetë viktima e ardhshme e krizës së borxheve.

Senati italian votoi me 161 vota pro dhe 135 kundër sot në favor të një plani 4-vjeçar për shkurtimin e shpenzimeve. Pritet që dhoma e ulët e parlamentit ta miratojë planin nesër.

Paketa e shkurtimeve, e hartuar me synimin për të balancuar buxhetin brenda vitit 2014, parashikon reduktime të subvencioneve qeveritare për rajonet e vendit, ngrirje të pagave të sektorit publik dhe tarifa të reja për kujdesin shëndetësor.

Tre vende evropiane, Greqia, Irlanda dhe Portugalia, janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga partnerët evropianë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të përballuar situatën e vështirë financiare. Italia, e cila ka një ekonomi shumë më të madhe, po përpiqet të shmangë një krizë financiare.

XS
SM
MD
LG