Lidhje

Të paktën 23 të vrarë nga një shpërthim në Bagdad


Shpërthimi në lagjen Baab al-Muadham dëmtoi mjediset e Zyrës për Çështje Fetare Shiite

Zyrtarët irakianë thonë se një shpërthim në qendër të Bagdadit ka lënë të vrarë të paktën 23 vetë dhe ka plagosur 65 vetë.

Shpërthimi i sotëm në lagjen Baab al-Muadham dëmtoi mjediset e Zyrës për Çështje Fetare Shiite që merret me administrimin e disa objekteve fetare dhe kulturore.

Shpërthimi pason një seri sulmesh që vranë 17 vetë në Bagdad javën e kaluar.

Shkallëzimi i sulmeve përkon me acarimin e tensioneve politike, ku disa parti kanë kërkuar largimin nga posti të kryeministrit Nuri al-Maliki.

Dhuna në Irak ka rënë ndjeshëm, krahasuar me periudhën kulmore të viteve 2006-2007, megjithatë aktet e dhunshme mbeten një fenomen i zakonshëm.
XS
SM
MD
LG